“Link media plus” dhe “Metal vat-el” rekorderë të furnizimeve publike për dekorimin e fundvitit

January 16, 2020

|

Language:Macedonian

“Link media plus” dhe “Metal vat-el” rekorderë të furnizimeve publike për dekorimin e fundvitit

Viti i Ri është padyshim një nga festat më të mëdha, që festohet në të gjithë botën. Dekorimi i qyteteve, lokaleve dhe shtëpive është i paevitueshëm, dhe nëpër vite është shndërruar në traditë. Pema e vitit të ri, ndriçimi dhe Baba Dimri janë simbolet kryesore, por jo të vetmit, që i shohim gjatë muajit dhjetor, në çdo shesh qyteti. Studentët e Akademisë së DemocracyLab, shqyrtuan shpenzimet për dekorimin e fundvitit në periudhën 2016-2019 për komunat e Strugës, Tetovës, Qytetit të Shkupit, Radovishit, Kumanovës, Manastirit dhe Karposhit. Është karakteristike se Qyteti i Shkupit ka shuma më të larta për dekorim, ndërsa nga analiza e komunave tjera, dy kompani – “Link media plus” dhe “Metal vat-el”, më shpesh kanë fituar tenderët për furnizime publike.

Katër vjet me radhë Qytetin e Shkupit e dekoron “Link media plus”

Shkruajnë: Rita Syla dhe Ardit Ramadani

Karakteristike për Qytetin e Shkupit në periudhën 2016-2019 është se harxhimet për dekorim për festat e fundvitit vazhdimisht rriten, ndërsa kompania që ka fituar tenderët mbetet e njëjta. Për dekorimin e qytetit për vitin 2019, 17,852,000,00 denarë të qytetarëve, Qyteti i Shkupit i ka paguar në xhirollogarinë e kompanisë “Link media plus” me seli në Shkup. Kjo kompani, e cila ka fituar Tenderin, nuk ka pasur asnjë konkurrent, dhe për furnizimin publik ka vetëm një ofertë, ajo e “Link media plus”. Hiç më pak nuk është paguar në vitin 2018, me furnizimin publik me vlerë prej 15,989,000,00 denarë, ndërsa në vitin 2017, për dekorim të fundvitit, Qyteti i Shkupit ka ndarë 11,999,999,38 denarë. Karakteristike për vitin 2019 është se për herë të parë kompanisë “Link media plus” i është paraqitur edhe një kompani, oferta e së cilës, nuk është pranuar nga autoritetet e Qytetit të Shkupit. Kështu, kompania Link media plus mbetet në lojë, dhe më pas për secilin vit me radhë ka fituar tenderin. Për dekorimet e fundvitit të vitit 2016, Qyteti i Shkupit ka harxhuar gjithsej 12,000,600,00 denarë.

Shqyrtim i harxhimeve të Qytetit të Shkupit për dekorimin e fundvitit:

2019: 17,852,000,00 denarë. 2018: 15,989,000,00 denarë. 2017: 11,999,999,38 denarë. 2016: 12,000,600,00 denarë. Përveç tenderëve milionëshe për dekorimin e disa qyteteve në Maqedoni për festat e fundvitit, me aq sa mund të vërtetohet në sistemin elektronik për furnizime publike, kompania Link media plus ofron shërbime tjera të ndryshme të cilat kërkohen nga komunat.

Jo shumë kohë më parë, kjo kompani ka fituar tenderë për mbjelljen e zhardinierëve, përpunimin e materialit për Vitin e Ri, përpunimin e banderolave kontrolluese, furnizim me pajisje sportive e kështu me radhë. Duke u bazuar në sistemin elektronik për furnizime publike, në vitin 2013 kjo kompani ka fituar tenderë nga Ministria e Bujqësisë për përpunimin e markave kontrolluese-etiketave. Kurse nga Komuna e Karposhit ka fituar tender për furnizim me pajisje sportive. Nga e njëjta Komunë, po të njëjtin vit ka fituar tender për ndryshimin dhe rregullimin hortikulturor nga të dyja anët e bulevardit “Aradhet partizane” (mbjellje pranverore dhe vjeshtore 2013). Po këtë vit, e njëjta kompani ka lidhur kontratë me MPB për furnizim me uniforma. Në sistemin e furnizimeve publike kjo kompani mund të gjendet edhe në shumë tenderë tjerë të profileve të ndryshme.

Shqyrtim i fakteve: Shkup Viti: 2019 viti Lënda e kontratës: dekorim fundviti Realizues: Ndërmarrja për prodhimin, tregti dhe shërbime LINK MEDIA PLUS ShPKNjP import-eksport Shkup Vlera e kontratës: 17.582.000,00 den. Numri i ofertave të pranuara: 1

Shkup Viti: 2018 viti Lënda e kontratës: dekorim fundviti Realizues: Ndërmarrja për prodhimin, tregti dhe shërbime LINK MEDIA PLUS ShPKNjP import-eksport Shkup Vlera e kontratës: 15.989.000,00 den. Numri i ofertave të pranuara: 1

Shkup Viti: 2017 viti Lënda e kontratës: dekorim fundviti Realizues: Ndërmarrja për prodhimin, tregti dhe shërbime LINK MEDIA PLUS ShPKNjP import-eksport Shkup Vlera e kontratës: 11,999,999,38 den. Numri i ofertave të pranuara: 2

Shkup Viti: 2016 viti Lënda e kontratës: dekorim fundviti Realizues: Ndërmarrja për prodhimin, tregti dhe shërbime LINK MEDIA PLUS ShPKNjP import-eksport Shkup Vlera e kontratës: 12.000.600,00 den. Numri i ofertave të pranuara: 1

Në katër vitet e fundit, Komuna Karposh ka harxhuar më shumë se 172.000 euro për dekorimet e fundvitit

Shkruajnë: Maja Terziova dhe Dora Ajdini

Komuna e Karposhit, për periudhën katër vjeçare (2016, 2017, 2018 dhe 2019), nga buxheti komunal për dekorimet e fundvitit ka shpenzuar pak më shumë se 172.000 euro ose 10.661.678 denarë. Rreth dy të tretat e këtyre mjeteve, ose 6.249.917 denarë, janë shpenzuar për një vit për furnizim publik që e ka fituar kompania “Link Media plus” në vitin 2016, në kohën kur Stevço Jakimovski udhëhiqte komunën. Me ndryshimin e qeverisë, vlera e dekorimeve të fundvitit u zvogëlua, me dy milion denarë të shpenzuar në vitin 2017, 411.761 denarë në vitin 2018 dhe dy milion denarë u shpenzuan në vitin 2019. Shpenzimet e fundvitit ndër vite Kontrata e vitit 2016 e cila përfshin dekorim fundviti të hapësirave publike dhe fishekzjarrë, u nënshkrua me kompaninë “Link Media plus” më 14.10.2016 dhe ka vlerë prej 6.249.917 denarësh. “Link Media” është në treg për rreth 10 vjet, dhe është kompani udhëheqëse për dekorimin e hapësirave të hapura dhe të mbyllura. Kontrata e vitit 2017, e nënshkruar më 22.11.2017, është me kohëzgjatje prej tre muajsh dhe ka vlerë dy milion denarë me kompaninë “Metal Elektrik Miodrag” ShPKNjP nga Shkupi, e përfaqësuar nga Miodrag Milosheviq. Kompania merret me punë ndërtimore, ndërtim rrugësh, autostradash, përpunime përfundimtare ndërtimore dhe shërbime arkitekturore. Në kontratë thuhet se vlera e shpenzimeve të Komunës së Karposhit përfshin shpenzimet për vendosjen e pemëve të Vitit të Ri, rrjetave ndriçuese, topa ndriçues, figura ndriçuese, llamba, kube ndriçuese dhe fontana. Kontrata e vitit 2018 është lidhur më 21.12.2018, me kompaninë “Metal vat-el” nga Shkupi, e përfaqësuar nga Manka Mangarova dhe arrin vlerë prej 411.761.00 denarë. Kompania merret me servisimin e pompave motorike, tregtinë me materiale të makinerive dhe impianteve prodhuese dhe dekorime fundviti dhe materialeve promovuese për ngjarje. Në kontratën e vitit 2019, për dekorim janë shpenzuar dy milion denarë nga buxheti i Komunës, i cili është nënshkruar me kompaninë “Metal vat-el”, ashtu si në 2017 dhe 2018. Këtë vit u dekoruan pllaja e “Mleçenit” në BU “Vlado Tasevski”, pllaja “Kocka” në Kaposh 3, sheshi “Delfina” në Vllae 2, sheshi në Bardovcë, qarkorja te gjimnazi “Georgi Dimitrov”, sheshi në Taftalixhe 2 dhe parku përballë konviktit studentor “Goce Dellçev”. Sipas të dhënave të disponueshme deri tani nga SEFP, për kontrata të lidhura, nga kompanitë që dekorojnë për pritjen e vitit 2020, kompania nga Shkupi “Link media plus” është në vend të parë sipas vlerës së kontratës. Kjo kompani, për dy kontrata, me Qytetin e Shkupit dhe me Komunën e Strumicës, do të fitojë mbi 300 mijë euro, ndera 11 kontrata me vlerë prej 185 mijë euro ka kompania “Metal vat-el” nga Shkupi, për vitin 2019. Në vitin 2017, kompania “Link Media” nënshkroi pesë tenderë, përfshirë: Qytetin e Shkupit, Karposhin, Qendrën, Gjorçe Petrovin dhe Strumicën. Për to ka fituar kontrata me vlerë mbi gjysmë milion euro. Aplikimi për tender zgjat nga 10 deri 20 dhjetor, mandej pason afat ligjor për shpalljen e ankandit elektronik, për dërgimin e njoftimit për vendimin e marrë si dhe periudhë e pezullimit të procedurës derisa të kalojë afati i ankesave të mundshme.

Në pesë vitet e kaluara, “Link media plus” e ka dekoruar Radovishin katër herë

Shkruajnë: Ljubica Ivanova dhe Arta Qerimi

Në sistemin elektronik për furnizime publike (SEFP), të dhëna për kontrata për dekorim fundviti në Radovish ka për vitet 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019. Vlera e përgjithshme e kontratave për këta vite është 6.575.196 denarë, gjegjësisht rreth 106.913 euro. Si bartës të furnizimit për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2019 paraqitet kompania “Link media plus” ShPKNjP – Shkup, ndërsa për vitin 2018 është angazhuar kompania “Metal vat-el” ShPKNjP – Shkup. Në vitin 2015, në ankandin elektronik ka pasur dy oferta për shërbimin e dhënies me qira, montimit dhe çmontimit të pajisjeve dekorative për dekorimet e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, dhe është nënshkruar kontratë me “Link media plus”, vlera e kontratës së lidhur është 1.029.668 denarë me TVSH. Nuk ekzistojnë informata të hollësishme për tenderin, as nuk është bashkangjitur dokument me specifikimet teknike. Në vitin 2016, qëllimi i kontratës për furnizim publik është: montimi dhe çmontimi i pajisjeve dekorative të marra me qira për dekorim fundviti dhe krishtlindjeje për vitin 2017 në Komunën e Radovishit. Kontraktuesi obligohet ta përmbushë qëllimin e kontratës në mënyrën si vijon: të montojë pajisjet dekorative, që janë në pronësi të tij ose të marra me qira në llogari të tij, më së voni deri më 10.12.2016 dhe të çmontojë të njëjtën në vendet e përcaktuara sipas specifikimit të Komunës së Radovishit, menjëherë pas 15.01.2017. Kohëzgjatja e kontratës është një muaj. Është pranuar vetëm një ofertë ndërsa vlera e kontratës së lidhur me kompaninë “Link media plus”, përfshirë TVSh-në, është 1.475.000 denarë. Asnjë dokument i specifikimeve teknike nuk është bashkangjitur.

Në vitin 2017, për montim dhe çmontim të pajisjeve të marra me qira për dekorim fundviti dhe krishtlindjesh për Vitin e Ri 2018 në Komunën e Radovishit, në periudhë prej një muaji, është pranuar një ofertë. Vlera e kontratës së nënshkruar me TVSh është 1.404.436 denarë, sërish me kompaninë “Link media plus”. Në dokumentin me specifikime teknike janë dhënë përshkrime të hollësishme, sasi dhe çmime për shërbimin.

Në vitin 2018, për dekorim fundviti dhe krishtlindjeje për vitin 2019, është dhënë një ofertë dhe është nënshkruar marrëveshje me kompaninë METAL VAT-EL ShPKNjP nga Shkupi, me vlerë prej 1.179.292 denarë me TVSh. Në dokumentin me specifikime teknike janë dhënë përshkrime të hollësishme, sasi dhe çmime për shërbimin.

Në vitin 2019, sërish lidhet kontratë më “Link media plus”, ndërsa vlera e kontratës është 1.486.800 denarë me TVSH. Përshkrimi përfshin: instrumente muzikore, rekuizite sportive, lojëra, lodra, mjete zejtarie, materiale arti dhe pajisje shtesë; makina elektrike, aparate, pajisje dhe material harxhues; ndriçim; mobilje (përfshirë edhe mobilje zyre), orendi shtëpiake, pajisje shtëpiake (në përjashtim të ndriçimit) dhe produkte pastrimi; shërbime piroteknike. Kontrata është për një periudhë prej dy muajsh dhe janë pranuar tre oferta. Oferta më e lartë: 1.271.043 denarë, dhe oferta më e ulët ishte 275.000 denarë. Kriteri i dhënies së kontratës është çmimi më i ulët. Komuna lidh kontratë në vlerë prej 1.260.000 denarë, pa TVSH. Në dokumentin me specifikime teknike janë dhënë përshkrime të hollësishme, sasi dhe çmime për shërbimin.

Kumanova për 20 mijë euro “shndrit” për fundvit

Shkruajnë: Ivana Nasteska dhe Albrie Xhemaili

Komuna e Kumanovës për pritjen e vitit 2020, ka shpenzuar rreth 23 mijë euro (1.412.430 denarë) për dekorim për fundvit, sipas vlerës së paraparë të tenderit. Ndërmarrja publike “Kumanovo parking”, që e ka realizuar tenderin, akoma nuk ka dorëzuar të dhëna mbi vlerën e kontratës së lidhur deri të sistemi elektronik i furnizimeve publike (SEFP). Zakonisht, shumica e komunave ose ndërmarrjeve publike që kanë realizuar tenderin e dekorimit për fundvit, publikojnë të dhënat përfundimtare në SEFP deri në fund të janarit. Përpos sheshit të qytetit, në Kumanovë zakonisht dekorohen edhe rrugët qendrore “Goce Dellçev”, “11 Tetori”, bulevardet “BKM e tretë” dhe “Revolucioni i Tetorit”. Shpenzimet zvogëlohen minimalisht gjatë viteve të fundit Për dekorimin e pritjes së vitit 2019, Komuna e Kumanovës ka ndarë gati së shumë të njëjtë prej rreth 23 mijë eurosh, ose 1.416.000 denarësh. Sipas kontratave të lidhura për vitet e kaluara, më saktësisht për dekorim fundviti për vitin 2016, 2017 dhe 2018, Komuna e Kumanovës shënon trend zvogëlimi shpenzimesh për disa mijë euro. Dekorimi i fundvitit për pritje e vitit 2016 ka kushtuar rreth 20 mijë euro (1.770.000 denarë), që është vlera më e lartë në katër vitet e fundit. Vitin e njëjtë, nga prefekti i atëhershëm Zoran Damjanovski u anulua edhe festimi i pritjes së Vitit të Ri në sheshin e Kumanovës, me arsyetimin e honorarët për interpretuesit janë të shtrenjtë, ndërsa nuk ka interes dhe pjesëmarrje nga qytetarët. Për vitet 2017 dhe 2018 është harxhuar shumë identike prej rreth 27 mijë euro (1.722.800 denarë) për dekorim fundviti.

E njëjta kompani fiton tenderë nga komuna të ndryshme Kompania nga Shkupi, “Metal vat-el” dy vite me radhë e fiton tenderin e dekorimit të fundvitit të Komunës së Kumanovës, me vlerë prej rreth 46 mijë eurosh, për të dy vitet. Edhe pse kontrata e nënshkruar për vitin e kaluar akoma nuk është publike, në pjesën për vendime në SEFP, qëndron se është zgjedhur kjo kompani me vlerë të paraparë prej rreth 23 mijë euro (1.412.430 denarë). “Metal vat-el” e ka fituar tenderin për dekorimin e fundvitit edhe për vitin 2019 nga Komuna e Kumanovës, me kontratë të lidhur prej rreth 23 mijë eurosh apo 1.416.000 denarësh. Po e njëjta kompani, këtë vit fitoi tenderët për dekorim edhe në gjashtë komuna tjera, edhe atë: Komuna Karposh (rreth 33 mijë euro), Komuna Ohër (29 mijë euro), Komuna Çair (23 mijë euro), Komuna Gazi Babë (16 mijë euro), Komuna e Vallandovës (rreth 10 mijë euro) dhe Komuna e Resnjës (rreth 8 mijë euro). Në periudhën prej vitit 2017 dhe përfundimisht me dekorimin për pritje e vitit 2020, sipas të dhënave të SEFP, e njëjta kompani “Metal-vat-el” ka fituar gjithsej 19 tenderë për dekorim fundviti në komunat e Maqedonisë. Në vitin 2017 dhe 2018, i ka fituar tenderët e shpallur nga Komuna e Ohrit, me vlerë prej 23 mijë euro, gjegjësisht 16 mijë euro. Në vitin 2019, kjo kompani fiton 10 tenderë komunal për dekorim fundviti, edhe atë: Ohër (30 mijë euro), Kumanovë (23 mijë euro), Çair (23 mijë euro), Radovish (19 mijë euro), Gjevgjeli (17 mijë euro), Gazi Babë (13 mijë euro), Vallandovë (rreth 10 mijë euro), Karposh (rreth 7 mijë euro), Negotinë (rreth 6 mijë euro) dhe Kriva Pallankë (rreth 6 mijë euro). Ndërsa në vitin 2017 dhe 2018, tenderët për dekorim fundviti nga Komuna e Kumanovës i ka fituar kompania “Link media grup” nga Shkupi, e cila gjithashtu shumë shpesh fiton tenderët edhe në komuna tjera, edhe atë disa vite me radhë, përfshirë këtu edhe Qytetin e Shkupit. NP Kumanovo-parking, e autorizuar për tenderët për Vitin e Ri Në vitin 2009, Këshilli i Komunës së Kumanovës solli vendim për themelimin e Ndërmarrjes Publike “Kumanovo – Parking”. Ideja fillestare ishte që kjo kompani të zgjidh problemet e parkimit në qytet, të mirëmbajë në vazhdimësi ndriçimin publik dhe rrugor, të kontrollojë konsumin e energjisë elektrike, si dhe të mirëmbajë dhe menaxhojë me fushat sportive dhe objektet hotelierike në pronësi të komunës. Dy vjet pas themelimit të NP “Kumanovo-parking”, në vitin 2011, iu besua autorizimi të shpallë dhe realizojë tenderët e dekorimit të fundvitit.

Komuna e Strugës i ka zvogëluar shpenzimet që kur ka angazhuar NPK “Eko Struga”

Shkruajnë: Shefkie Alasani dhe Teodora Noveska

Ka dy vite që me propozim të Këshillit të Komunës së Strugës është vendosur që dekorimi i qytetit të Strugës për festat e fundvitit të bëhet nga NPK “Eko-Struga”. Para sjelljes së këtij vendimi, në periudhën e analizuar 2016-2019, secilin vit janë zgjedhur kompani të ndryshme, përmes sistemit për furnizime publike. Nga të dhënat që posedon ueb faqja e-nabavki, shpenzimet për dekorim fundviti të qytetit ndryshojnë nga viti në vit. Ajo që bie në sy është se asnjë vit nuk është e njëjta kompani fituese e tenderit për dekorimin e qytetit. Vetëm në vitin 2016 buxheti i paraparë nga Komuna është tejkaluar nga kompania e kontraktuar dhe atë nga 762.711,86 denarë të parashikuara, shuma e kontraktuar ka arritur deri më 900.000,00 denarë.

Viti 2017: Dekorimi i qytetit për Vitin e Ri 2018 Shuma e paraparë: 508.474,58 denarë Shuma e kontraktuar: 505.100,00 denarë Tenderin e fiton Ndërmarrja tregtare për prodhim, tregti dhe shërbime BENI MARKET f.Veleshtë-Struga ShPKNjP

Viti 2016: Dekorimi i qytetit për Vitin e Ri 2017 Shuma e paraparë: 762.711,86 denarë Shuma e kontraktuar: 899.986,00 denarë

Është pranuar oferta nga Ndërmarrja për Shërbim Tregtar VVULC-TRANSPORTE import-eksport ShPKNjP Veleshtë-Strugë. Në sistemin për furnizime publike nuk ka dokument kontrate.

Viti 2015: Dekorimi i qytetit për Vitin e Ri 2016 Shuma e paraparë: 762.711,86 denarë Shuma e kontraktuar: 900.000,00 denarë Kontratën për dekorim e fiton Ndërmarrja për ndërtim, prodhim, tregti dhe shërbime VIRGO ENGINEERING ShPKNjP import-eksport Shkup. As ky dokument nuk mund të gjendet në faqen e-nabavki.

Tetovën e dekoron e njëjta kompani për tre vite me radhë

Shkruan: Adem Jashari

Për dekorimin e qytetit për vitin 2019 Komuna e Tetovës kishte caktuar një shumë prej 25 000 euro, mirëpo u vendos që këto mjete të dhurohen në Shqipëri pas tërmetit të 26 Nëntorit ku humbën jetën më shumë se 50 persona. Andaj, qyteti mbeti pa dekorim fundviti.

Në vitin 2018, Komuna e Tetovës ka pasur një buxhet prej 789.000,00 denarësh, që është më i vogël krahasuar me vitet 2016-2017. Për dekorimin e qytetit u kujdes kompania “BOSH-DD” nga Tetova, e cila ka dekoruar qytetin tri vite me radhë. Sipas të dhënave nga sistemi elektronik i furnizimeve publike, kjo kompani e ka fituar tenderin për dekorim të qytetit në vitin 2016 dhe 2017, me buxhet të njëjtë prej 1.199.670,00 denarësh. Përveç tenderit për dekorim të qytetit, kompania “BOSH-DD” për disa herë me radhë ka fituar edhe dy tenderë tjerë nga po e njëjta Komunë. Bëhet fjalë për projektin “Ndërtimi dhe rikonstruimi i ndriçimit publik” në vitin 2018, projekt ky që kap vlerën prej 11.585.546,00 denarë dhe projekti tjetër në vitin 2019 “Për furnizim të repromaterialeve për ndriçim rrugor” me vlerë prej 1.249.260,00 denarë. Shpenzimet e Komunës së Tetovës për dekorim fundviti: Viti: 2018 Titulli i kontratës: Dekorimi për Vitin e Rri Kontraktuesi: ‘Bosh DD’ nga Tetova Vlera e kontratës: 789.000,00 denarë

Viti: 2017 Titulli i kontratës: Dekorimi për Vitin e Rri Kontraktuesi: ‘Bosh DD’ nga Tetova Vlera e kontratës: 1.199.670,00 denarë

Viti: 2016 Titulli i kontratës: Dekorimi për Vitin e Rri Kontraktuesi: ‘Bosh DD’ nga Tetova Vlera e kontratës: 1.199.670,00 denarë

Komuna e Manastirit i ka zvogëluar shpenzimet për dekorimet e fundvitit

Shkruan: Teuta Buçi

Sipas të dhënave në sistemin elektronik të furnizimeve publike, Komuna e Manastirit për dekorimin e fundvitit për kalimin nga viti 2019 në 2020, ka shpenzuar rreth 12 mijë euro për pritjen e Vitit të Ri 2020, duke e zvogëluar kështu shumën e parave për këtë festë, krahasuar me vitin 2018. Pas shpalljes së thirrjes publike nga komuna, janë nënshkruar 3 kontrata me dy kompani. Për materialet për dekorime të Vitit të Ri dhe figura për fëmijë, është zgjedhur kompania “ZI MUS” nga Shkupi me të cilën janë nënshkruar dy kontrata, e para në vlerë prej 271.990 denarësh, ndërsa kontrata e dytë kap vlerën prej 287,330 denarëve. Ndërkaq, kontrata e tretë, që ka të bëjë po ashtu me materiale për dekorime fundviti dhe figura për fëmijë, është nënshkruar me “Tehnomak inzhenering” nga Manastiri me vlerë prej 163.803 denarëve. Në 2018-ën janë harxhuar rreth 16 mijë euro për pritjen e Vitit të Ri. Komuna ka nënshkruar 4 kontrata për dekorimet e fundvitit. Për furnizimin e dekorimeve të fundvitit për vitin 2018-2019, sërish tenderin e ka fituar kompania “ZI MUS” me të cilën është nënshkruar kontratë në vlerë prej 349,823 den. Për furnizimin e materialit për riparimin e dekorimeve dhe figura për fëmijë janë harxhuar 188.800 den dhe furnizimin e ka bërë “Alfanet kompjuter sistem” nga Manastiri. Për shërbime elektrike, montimin dhe mirëmbajtjen e dekorimeve të fundvitit, kompania Vinel elektrik” nga Manastiri ka marrë 361.080 për kryerjen e shërbimeve përkatëse. Ndërkohë, për material harxhues për rikonstruim dhe vendosjen e dekorimeve të fundvitit është nënshkruar sërish kontratë me “Tehnomak inzhenering”, me vlerë prej 118.000 den. Për vitin 2017 nuk janë publikuar të dhëna, ndërsa në vitin 2016 është nënshkruar kontratë për shërbime elektrike, montim, mirëmbajtje dhe heqjen e dekorimeve të fundvitit me kompaninë “EL MAR” nga Manastiri, në vlerë prej 219,622 denarë apo 3.5 mijë euro.

Për pesë vite Resnja ka shpenzuar rreth dy milionë denarë për dekorime

Katër vite me radhë Resnjën e dekoron e njëjta kompani – “Eko klub” ShPKNjP nga Manastiri, edhe atë me të njëjtën vlerë prej 354.000 den. Përllogaritjet e përgjithshme tregojnë se për dekorimin e sheshit “Car Samoil”, Komuna e Resnjës ka shpenzuar mbi 1.400.000 denarë në vitin 2016,2017,2018 dhe 2019. Dekorimin e fundvitit në kalimin prej vitit 2019 në 2020 e fiton Ndërmarrja për tregti, prodhim dhe shërbime “Metal vat-el” ShPKNjP – Shkup, ndërsa Komuna e Resnjës ka paguar më shumë. Furnizimi kushton 483.210 denarë me TVSH. Nga këto të dhëna është evidente se në vitin 2019 janë shpenzuar 129.210 denarë më shumë se vitet tjera.

Për dekorim fundviti në vitin 2019, Ohri ka paguar dyfish më shumë se në vitin 2017

Shkruajnë: Rita Beadini dhe Dajana Llazarevska

Edhe pse tani më katër vite Komunën e Ohrit e dekoron kompania e njëjtë, për dekorimin e fundvitit në 2019-tën ka shpenzuar dyfish më shumë mjete se në vitin 2017. Kompania që ka realizuar dekorimin është “METAL VAT-EL” SHPKNjP nga Shkupi, e cila ka marrë 1.779.912 denarë për dekorim në vitin 2019, ndërsa në vitin 2017 dekorimi i fundvitit ka kushtuar 999.342 denarë. Njëkohësisht, “METAL VAT-EL” është aplikues i vetëm i tenderit në katër vitet e fundit për furnizimin publik të Komunës së Ohrit.

| Viti | Shuma e harxhuar(den) | | ---- | --------------------- | | 2019 | 1,779,912 | | 2018 | 1,862,928 | | 2017 | 999,342 | | 2016 | 1,416,000 |

Kjo kompani është gjithashtu përgjegjëse për dekorimin e këtij viti të Komunës së Aerodromit, me vlerë prej 2,983,925 denarë. Po ashtu, në vitin 2018 ka fituar tenderin për dekorimin e komunave: Gjevgjeli, Radovish, Negotinë, Kriva Pallankë, Vallandovë dhe komunat e Shkupit: Karposh, Çair, Aerodrom dhe Gazi Babë.

Përveç dekorimit të fundvitit, kjo kompani merret edhe me shumë aktivitete të larmishme. Përkatësisht, ajo riparon disa herë pompat qarkulluese në sallën sportive “Boris Trajkovski” Shkup, NP “Ujësjellësi” Kumanovë. Gjithashtu, në vitin 2018, e njëjta kompani furnizuese e manteleve kirurgjike për Klinikën e Kardiologjisë në Shkup dhe shporta mbeturinash për NP “Higjiena Komunale” Shkup.

Kompania “METAL VAT-EL” Shkup, me seli në Gazi Babë, ka listë të gjatë klientësh, përfshirë edhe kompaninë “Link media plus”, e cila kryen të njëjtin aktivitet, dekorim fundviti dhe është konkurrent i drejtpërdrejtë.

Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.

This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.