Studentët këmbëngulin, leximoret nuk e rikthejnë orarin e zgjatur

March 26, 2022

|

Language:Macedonian

Studentët këmbëngulin, leximoret nuk e rikthejnë orarin e zgjatur

Leximoret në qytetin e Shkupit nuk i janë kthyer orarit të zakonshëm të punës që nga vendosja e masave mbrojtëse ndaj virusit korona. Nevojat e studentëve për të kaluar kohë në leximore pas rikthimit me prezencë fizike në fakultete është rritur, mirëpo ata ende punojnë pothuajse me orarin me të cilin kanë punuar gjatë kulmit të pandemisë. Studentët kanë reaguar për këtë e me theks të veçantë për bibliotekën e qytetit “Brakja Milladinovci”, e cila deri para pandemisë punonte 24/7. Ata, nëpërmjet Kuvendit të Studentëve të Univerzitetit “Kirilli dhe Metodij” kanë realizuar një peticion për zgjatjen e orarit të punës gjatë ditëve të punës dhe punën përgjatë vikendeve, mirëpo pa sukses.

“Nisma ngeci në përgjigjen e Komisionit të Sëmundjeve Infektive. Pas 3 përpjekjeve të pasuksesshme nga salla e leximit, pra dërgimit të kërkesave zyrtare në të cilat kthyen përgjigje se nuk ka kushte për hapje dhe se kërkesën na refuzojnë, ne publikuam anketën e cila vërtetoi interesin serioz dhe domosdoshmërinë e studentëve për hapjen e sallës së leximit. Sipas anketës, drejtoresha e “Brakja Milladinovci” e cila pajtohet të hapet, me kusht që të paraqesim kërkesa në Komisionin për Sëmundje Infektive, i cili do ta miratojë punën me orar 24/7. Kemi dërguar kërkesë, nuk ka pasur përgjigje. Kemi tentuar të hyjmë në kontakt direkt me kryetarin e komisionit, por pa sukses”, thonë nga Kuvendi i Studentëve të UKIM.

Sipas studentëve, hapësirat e mëdha të bibliotekës janë të mjaftueshme për ruajtjen e distancës. 

Biblioteka i plotëson kushtet sepse ka roje që ruajnë rendin dhe protokollet, punojnë me kapacitet të reduktuar dhe ajo që mbetet është që këto protokolle të vazhdojnë të jenë të vlefshme 24/7. Studentët e kthyer në Shkup kanë nevojë serioze dhe urgjente të vazhdojnë orarin e tyre të punës”, shtojnë studentët. 

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse thonë se nuk janë ata të cilët vendosin për orarin e punës së bibliotekave.

“Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk e përcakton orarin e punës së sallave të leximit, punën e organizon Biblioteka në juridiksionin e së cilës është salla e leximit. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse rekomandon vetëm që gjatë qëndrimit në sallën e leximit të respektohen masat parandaluese, si vaksinimi, mbajtja e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distanca për të parandaluar përhapjen e Covid 19.”

Ndërkohë nga kontakti direkt me drejtorinë e bibliotekës, nuk morëm asnjë sqarim plotësues. Nga ky institucion thanë shkurt se përgjigjet gjendet në faqen e elektronike të bibliotekës. 

Në një përgjigje me shkrim drejtuar lexuesve në faqen elektronike të bibliotekës thuhet se bordi drejtues ka shqyrtuar kërkesën për kthimin e orarit të vjetër të punës dhe ka lënë në fuqi përsëri orarin e reduktuar, siç thonë “për shkak të mospasjes së kushteve reale për miratimin e kërkesës”.

“Biblioteka e ndjek situatën me pandeminë dhe nëse krijohen kushte do të marrë parasysh kërkesave e studentëve, duke bërë kujdes për shëndetin e të gjithë shfrytëzuesve dhe të punësuarve në bibliotekë”, thuhet në faqen elektronike të bibliotekës. Protokolli për punën e bibliotekave dhe ai për punën e leximoreve nuk përcaktojnë orarin e punës. Aty, mes tjerash, kërkohet të sigurohet distanca mes personave në një hapësirë, të kufizohet numri i personave të pranishëm, të dezinfektohen hapësirat dhe duart dhe të mbahet maskë. 

Derisa orari i punës së leximoreve nuk zgjatet studentët do jenë në pritje duke e shfrytëzuar leximoren me orarin aktual. Për studentët tani fillon sezoni i provimeve dhe më shumë se kurrë, orari i zgjatur dhe puna në vikende është më se e nevojshme. 

“Mendoj se në këtë sesion provimesh gjëja më e rëndësishme për studentët do të ishte që biblioteka të punojë me orar të zgjatur dhe gjithashtu gjatë fundjavave, për arsye se shumica e studentëve janë pothuajse gjatë gjithë ditës të angazhuar me obligimet e tyre në fakultet dhe kjo bën që shumicës së studentëve orari i tanishëm mos t’i përshtatet. Zgjatja e orarit në veçanti është shumë e nevojshme për studentët të cilët nuk janë të vendit, të cilët jetojnë nëpër banesa, nuk i kanë kushtet e duhura për mësim dhe bibliotekën e kanë të vetmin vend ku ata mund të përgatiten për sesionin e provimeve. Gjithashtu rikthimi i orarit të vjetër të punës do të bëjë që edhe masat anti-covid të jenë më të respektueshme për shkak se nuk do të ketë grumbullime në orar të caktuar”, deklaron Besnik Roçi, student dhe shfrytëzues i rregullt i leximores. 

Orari i shkurtuar i punës ishte bërë praktikë për shumë institucione pas fillimit të pandemisë por me vaksinimin, masat në shumë prej tyre u relaksuan. 

Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.

This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

About the Authors

Published in