Çerdhet në Strugë, ende me kapacitet të pamjaftueshëm

September 3, 2022

|

Language:Macedonian

Çerdhet në Strugë, ende me kapacitet të pamjaftueshëm

Çerdhet në Strugë, ende me kapacitet të pamjaftueshëm

Mungesa e kapacitetit për fëmijë të rinj në çerdhet e Strugës është një problem prej vitesh. Pavarësisht se në këtë qytet ka dy të tilla: “Dielli” dhe “Flutura” me një kapacitet prej 410 fëmijë, lista e fëmijëve në pritje është ende e gjatë. 

“Objekti ynë ka një kapacitet prej 410 fëmijësh ndërsa në listën e pritjes janë ende 350 fëmijë. Një nga kushtet kryesore të nevojshme që një fëmijë të regjistrohet në grup janë që të dy prindërit duhet të jenë të punësuar.  Për sa i përket edukatoreve të cilat punojnë me fëmijët, në çdo grup ka nga një edukatore, përveç seksionit të çerdheve 0-2 vjeç ku janë të nevojshme më tepër”, deklaroi drejtoresha e të dy çerdheve në Strugë, Jasemina Kleckaroska.

Për fat të keq, shumë fëmijët që janë ende në listë të pritjes i kanë të dy prindërit në punë, ku madje prindërit detyrohen që t’i marrin me vete në punë, ose dhe t’i lënë të kalojnë kohë duke përdorur pajisje elektronike, pasi nuk ka kush të kujdeset për to.

Një rast i tillë është dhe i prindit Demirane Reçi, e cila ndan këtë fat me shumë prindër të tjerë,

“Jam në listë të pritjes që një vit e gjysmë, dhe ende pa zgjidhje. Unë pastroj dhoma me fëmijën me vete, dhe poashtu bëj ushqime me porosi dhe shpesh detyrohem t’i jap fëmijës tim telefonin që të mund të punoj pa më penguar. Do të doja shumë që të kishte hapësirë për të gjithë fëmijët, jo vetëm si ndihmesë për prindërit, por edhe për zhvillimin social të fëmijëve.”

Ndërkohë Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nuk merr përsipër përgjegjësinë për të ndërmarrë ndonjë masë të caktuar, duke theksuar se kjo çështje është nën kompetencat e komunës.

“Institucionet publike për fëmijë – çerdhe të themeluara nga komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë subjekte të veçanta juridike dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka kompetencë të veprojë në rastin e regjistrimi/pranimi i fëmijëve në institucionin publik për fëmijë - kopsht. Në të njëjtën kohë, kopshtet janë ato që organizojnë punën në kopsht, dhe themeluesit e institucioneve publike për fëmijë - kopshtet (komunat) duhet të gjejnë një mënyrë, gjegjësisht kapacitet shtesë hapësinor (përshtatja e lokaleve) për marrjen dhe kujdesin për fëmijët e tjerë që janë regjistruar ose janë në listat e pritjes.”

Komuna e Strugës thotë se është në bisedime me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për rindërtimin e një çerdheje në këtë qytet.

“Kryetari i komunës Ramis Merko ka nisur një iniciativë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për rindërtimin e çerdhes 8 Marsi, që do të ofrojë kapacitet për 200 fëmijë dhe për këtë është dërguar kërkesë që të planifikohet ne buxhet e 2023. Gjithashtu me ndërtimin e Shkollës fillore dhe të mesme të muzikës lirohen hapësirat e ish çerdhes ku poashtu do të kemi kapacitet për rreth 150 fëmijë. Planifikohet që edhe në vendet rurale të hapen ambiente shtesë sepse ka kërkesa nga prindërit, me ç’rast do hapen dhe vende të reja pune për edukatorë, dhe ne kemi marrë përsipër si komunë që përveç kontributeve të japim edhe mjete shtesë nga buxhet i komunës.”

Por, nga ky institucion nuk japin afate konkrete për realizimin e këtyre planifikimeve. E deri në realizimin e tyre, prindërit e 350 fëmijëve që janë në listën e pritjes do të duhet të gjejnë alternativa, ndërsa disa prej tyre, do vazhdojnë që fëmijët t’i kenë shoqërues konstant në orarin dhe ambientet e punës.

Problemi me mungesën e kapaciteteve në çerdhe nuk është vetëm në Strugë, por pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. 

Punuan: Argjira Elmazi dhe Era Gjakova

Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.

This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

About the Authors

Published in