Vazhdon moszbatimi i plotë i Ligjit për shtetësinë edhe pas një viti nga miratimi i tij

July 18, 2022

|

Language:Macedonian

Vazhdon moszbatimi i plotë i Ligjit për shtetësinë edhe pas një viti nga miratimi i tij

Vazhdon moszbatimi i plotë i Ligjit për shtetësinë edhe pas një viti nga miratimi i tij

 

 

Një vit pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për shtetësi, problemi i shumë personave që u mohohet shtetësia nuk është zgjidhur. Edhe pse vërehen lëvizje pozitive, ankesat vazhdojnë të jenë prezente kur bëhet fjalë për dokumentet e nevojshme për ta fituar këtë të drejtë. Aleanca për Shqiptarët ndjek zbatimin e ndryshimeve ligjore të cilat i inicioi dhe për të cilat këmbënguli të miratohen. Ndryshimet do t’ju mundësonin një numri të konsiderueshëm qytetarësh, kryesisht shqiptarë, të cilëve për 30 vite u ishte mohuar e drejta e shtetësisë duke u cilësuar si të rrezikshëm për shtetin, të pajisen me shtetësi vetëm në sajë të një dokumenti që dëshmonte jetesën e tyre brenda territorit të vendit. Në një intervistë, koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, flet për pengesat në zbatimin e ligjit. 

 

- Ju si iniciator për miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Shtetësi a e ndiqni ekzekutimin e tij dhe sa mendoni që është i suksesshëm?

 

“Nga komunikimi që kemi me qytetarët, mund të themi që ka lëvizje pozitive me faktin që persona që për dhjetëra vite janë refuzuar kanë filluar të marrin shtetësinë, sikurse vazhdojnë disa edhe më tej të ankohen që vazhdohet të zvarritet implementimi i ligjit. Nga ankesat më të shpeshta janë kërkesat për dërgimin e plus dokumenteve shtesë por të cilat nuk janë paraparë në nenin 7 të Ligjit për shtetësi.” 

 

- Sa persona janë pajisur me dokumente dhe mund t’i realizojnë të drejtat e tyre si edhe shtetasit e tjerë në RMV?

 

“Besojmë që numrin e saktë për personat qe kanë marrë shtetësinë apo të atyre që janë në procedurë e sipër mund ta japin organet kompetente respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme.”

 

- A mendoni që Agjencia për Siguri Kombëtare është penguesi më i madh për marrjen e shtetësisë dhe cila mendoni që është arsyeja?

 

“Agjencia për Siguri Kombëtare ka pjesën e vet të fajit në marrjen e shtetësisë por nuk është faktori i vetëm pengues. I njëjti me ndryshimet e fundit të ligjit është i obliguar që më së voni gjashtë muaj nga kërkesat e palës të japë përgjigje për palën, në të kundërtën përgjigja llogaritet pozitive. Është një nga ndryshimet që do duhet ta zgjidhë ngërçin me rastet që me dhjetëra vite presin për përgjigje e që janë me mijëra.”

 

- A keni njohuri se si vendet e rajonit e kanë zgjidhur problemin e shtetësisë të cilat e kanë trashëguar nga periudha e ish Jugosllavisë?

 

“Të gjitha përvojat e vendeve që mendonim se mund të ndihmojnë në përpilimin e ligjit janë marrë parasysh në fazën e përpilimit të ligjit prandaj edhe mund të thuhet që është cilësor e që duhet zbatuar që të mund ta gëzojnë qytetarët.”

 

- A vlerësoni se kjo zgjidhje ligjore ishte më e mira, apo mendoni që do të lind nevoja për ndryshime tjera?

“Ligji është përpiluar bazuar në problemet që kishin qytetarët me të njëjtin. Prandaj mendojmë se tani për tani i përmbush kërkesat e personave që kishin probleme me Ligjin për shtetësi. Sigurisht kur të ndryshojë karakteri i nevojave në raport me ligjin do ketë edhe arsye për ndërhyrje të tjera në ligj.”

 

Intervistoi: Era Gjakova

Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.

This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

About the Authors

Published in