STUDENTËT E MAQEDONISË TREGOJNË PËRVOJAT E STUDIMEVE JASHTË VENDIT

May 31, 2022

|

Language:Macedonian

STUDENTËT E MAQEDONISË TREGOJNË PËRVOJAT E STUDIMEVE JASHTË VENDIT

Periudha e verës së hershme është gjithnjë një nga momentet më të bukura për të gjithë nxënësit dhe studentët, por gjithashtu edhe moment mjaft frikësues për ata që duhet të bëjnë hapin e ardhshëm në arsimimin e tyre. Disa prej tyre besojnë se jashtë vendit do të kenë mundësi për studime më cilësore, ndërsa disa do të kenë përvojë më të ndryshme nga ajo se çfarë ju ofrohet në vend.

Për të na i pasqyruar më mirë studimet jashtë vendit, tre studentë ndanë përvojën e tyre të studimit në një vend tjetër, përkatësisht Adam Stojanovski për jetën në Slloveni, Antonija Dimitrovska për përvojën e saj në Gjermani, të cilët për momentin studiojnë atje dhe Nina Pendaroska për studimet e përfunduara në Holandë.

  1. Si e keni marrë vendimin për të studiuar jashtë vendit?

Adam: Sinqerisht, vendimi ishte shumë i vështirë dhe shumë faktorë hyjnë në atë se a ta provosh fare apo jo. Gjënë e parë që duhej të kuptoja ishte se nëse vendos për këtë, duhet të jem gati për çdo gjë. Të duhet shumë mund që bile të arrish deri te studimet, e lëre më për vetë studimet. Por, sinqerisht, nëse jeni mjaftueshëm i bindur dhe e din që e dëshiron këtë, asgjë nuk mund të të ndalojë.

Nina: Bashkë me prindërit. Ishte proces bashkëpunues për gjetje të universiteteve të përshtatshme jashtë vendit. Kriteret që i kisha për studime jashtë vendit ishin pak, por më ishin të rëndësishëm: universiteti të ofrojë program të mirë për lëndët e zgjedhura prej meje dhe në atë vend të flitet mirë dhe lehtë gjuha angleze.

Antonija: Gjithnjë kam dashur që së paku një pjesë të studimeve t’i kryej në një vend tjetër, së paku për shkak të interesit që të provoj të jetuarit jashtë vendit. Me udhëzim të vogël nga prindërit, të mësuarit në paralele dygjuhësore dhe ndjekja e kurseve për gjuhë angleze dhe gjermani, veç më fillova të adaptohem me të dëgjuarit e mësimit në gjuhë tjetër. 

  1. Cili ishte momenti kyç kur e dinit se jeni të vendosur për studime jashtë vendit? 

Adam: Momenti kyç për mua ishte ajo se fillimisht i nisa studimet e mia në Maqedoninë e Veriut, dhe që nga vetë fillimi e dija që nuk e përfitoj arsimimin e plotë që më duhet. Sinqerisht, nuk ndihesha i lumtura me atë që ligjërohej dhe sa investohej nga ana e profesorëve dhe studentëve. Mendoja se më duhet diçka më shumë në kuptim të më shumë informatave dhe dijes që doja ta marr. Nga ana tjetër, e dija se nuk kishte të ardhme për mua në Maqedoninë e Veriut me profesionin që studioja dhe plus nuk e ndjeva kurrë se përkisja atje. Kështu që vendosa se duhet të bëj ndonjë ndryshim dhe se duhet ta bëj tani.

Nina: Kurrë nuk ka pasur moment që të mos dëshiroja të studioja jashtë Maqedonisë, por diçka e ngjashme me atë ndjenjë do ta veçoja momentin kur fillova të ndjek orët se si të aplikoja me sukses në Amerikë dhe i pashë mundësitë për të studiuar në vende të tjera. 

Antonija: Prindërit e mi donin të punonin jashtë Maqedonisë që mundi i tyre të paguhet më mirë dhe kam përjetuar se sillen profesorët me studentët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, i pashë laboratorët, atje punonim me epruveta të prishura ndërsa këtu shiten për 20 cent. Nuk ka mjaftueshëm kuadër mësimor dhe asistentë, por edhe ata që janë nuk paguhen sa duhet për punën që bëjnë dhe për këtë bie cilësia e punës dhe e ligjëratave. Si dhe fakti që ky fakultet është në vend shumë më të lartë në listën e universiteteve në botë, vendi i 108-të për dallim nga UKIM që është në vendin 1944, që do të thotë se diploma është më e vlefshme.

  1. Sa kohë ju duhej për t’u përshtatur me mënyrën e re të jetesës? 

Adam: Mendoj se ende jam duke u përshtatur. Nuk e di nëse është e mundur që të përshtatesh plotësisht në një mjedis për më pak se 2 vjet, mendoj se do të më duhej edhe pak kohë. Padyshim që ndihem më rehat tani krahasuar me atë kur erdha, me atë tani e zotëroj gjuhën dhe të di rregullat dhe se si funksionojnë gjërat.

Nina: Edhe pse kur mbërrita fillimisht atje u ndjeva mirë, m’u deshën disa muaj, rreth 4-5, për t’u përshtatur plotësisht me mënyrën se si jetojnë njerëzit në perëndim. Vetëm gjysmë viti më vonë vura re se po mendoja dhe po përshtatesha me mjedisin tim, si dhe me njerëzit rreth meje.

Antonija: Mendoj se për shkak se erdha në Gjermani gjatë pandemisë nuk kisha shumë mundësi për t’u njohur me studentë tjerë, gjë që do të thoshte gjithashtu se nuk mund të përmirësoja shumë njohuritë e mia të gjuhës ashtu si e flasin vërtet këtu. Por, semestrin e kaluar dhe këtë semestër ligjëratat i kemi me prezencë fizike dhe tashmë e vërej se mund të komunikoj shumë më lirshëm me studentët dhe profesorët.

Kështu që rreth një vit, por nëse do t’i kisha ligjëratat me prezencë fizike që në fillim, nuk do të më duheshin më shumë se dy-tre muaj.

  1. Cili ishte shoku kulturor më i madh që e keni përjetuar?

Adam: Shoku më i madh kulturor ishte sinqerisht dhe ende është se nuk është aq ndryshe nga këtu. Po, ka dallimet e veta, është shumë më i rregulluar për sa i përket higjienës dhe ka rregulla për çdo gjë. Por, nëse e heqim këtë, sinqerisht në fund të ditës, ka një pjesë të madhe që është njëjtë. Gjithashtu, administrata është shumë dobët e organizuar, ka mungesë kulture nga qytetarët, etj.

Nina: Shokun më të madh kulturor e përjetova kur u njoha më shumë me jetën studentore të natës, jetën sociale. Krahasuar me Maqedoninë, atje nuk ka dalje gjatë ditëve të punës, as edhe një orë pas fakultetit. Kjo nuk ekziston. Andaj kur do të vinte fundjava, mund të them që studentët kalojnë nga ekstremi në ekstrem për sa i përket festimit. Për mua ishte e vështirë ta kuptoja dallimin midis të qenit i qetë gjatë javës dhe të qenit i krisur gjatë fundjavës.

Antonija: Përfundimisht isha e shokuar nga ajo se sa mirëkuptim dhe tolerancë kanë përgjithësisht të gjithë këtu për të huajt, qofshin ata të universitetit apo një person i zakonshëm në rrugë. Po, ata janë të rreptë dhe preferojnë të flasësh gjermanisht me ta, por të japin kohë sa të të duhet për të krijuar një fjali dhe të jetë e kuptueshme.

  1. Si pranohen studentët e huaj nga popullsia vendase dhe në rrethet e tyre?

Adam: Sipas përvojës time pranohen pozitivisht me përjashtime të vogla, por në përgjithësi, pozitivisht, nuk ndien diskriminim të madh, edhe pse ka.

Nina: Studentët e huaj në Holandë pranohen mirë në përgjithësi. Në rastin tim, Holanda është përgjithësisht vend miqësor, i cili synon diversitet në çdo fushë, kështu që Holanda është një nga vendet në Evropë ku anglishtja pranohet pothuajse si gjuhë amtare. Dhe më e rëndësishmja, tek ata është i nënkuptuar kuptimi për atë se ne të gjithë jemi studentë që ballafaqohemi me të njëjtat probleme dhe kështu kuptojmë njëri-tjetrin pavarësisht nga kombësia.

Antonija: Duke marrë parasysh shokun kulturor që përmenda, të gjithë janë të sjellshëm dhe tolerantë, të paktën në rastin tim.

  1. Nëse do të kishit mundësi të zgjidhni, a do të studionit sërish në një vend tjetër?

Adam: Gjithsesi që do të studioja, edhe tani për studime të mëtejshme mendoj të studioj jashtë sërish, edhe më larg. Sinqerisht, nuk ka ndjenjë më interesante sesa të jesh i rrethuar në një mjedis që është shumë më i ndryshëm nga i yti dhe ta kesh patjetër të gjindesh. Fillon ta shohësh botën ndryshe dhe përpiqesh të kuptosh këndvështrimin e njerëzve përreth teje. Një perspektivë krejt e re.

Nina: Po të mund të kthehesha pas në kohë, do të pranoja të studioja sërish në të njëjtin fakultet dhe të njëjtin program, psikologji, në të njëjtin vend. Kam momente të bukura të panumërta dhe vetëm fjalë të mira për ta lavdëruar programin tim, kolegët që kam njohur, si dhe njerëzit që kanë qenë në shoqatën studentore ku kam qenë pjesë gjatë tre viteve. Nuk e di nëse do të studioja në një vend tjetër, por synoj drejt një përgjigjeje pozitive.

Antonija: Padyshim që po, një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur është ardhja këtu, takova njerëz shumë të mirë dhe vendosa kontakte të reja nga e tërë bota. Punoj në laboratorë të pajisur për mrekulli, asnjë nga profesorët nuk të detyron t’ia blesh librin, gjithçka është në dispozicion në tri bibliotekat e qytetit ku ti je anëtar thjesht sepse je student. Shkurt thënë, një përvojë e bukur dhe ia rekomandoj kujtdo që e ka mundësinë.

Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.

This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

About the Authors

Published in