Një pjesë e qyteteve me pak mjete buxhetore për të rinjtë

May 7, 2021

|

Language:Macedonian

Një pjesë e qyteteve me pak mjete buxhetore për të rinjtë

Komunat në disa prej qyteteve më të vogla në vendin tonë nuk ndajnë mjete të konsiderueshme të dedikuara për të rinjtë. Përmes Kërkesës për qasje të lirë në informata, pyetëm komunat e Radovishit, Tetovës dhe Shtipit se sa mjete kanë ndarë në tre vitet e fundit, të cilat janë të caktuara për aktivitete të të rinjve dhe informatat tregojnë se ka edhe shumë punë për tu bërë sa i përket investimit në zhvillimin e rinisë.

“Komuna e Radovishit nuk ka njësi të veçantë buxhetore për ndarjen e fondeve për të rinjtë, por buxheti komunal ndan fonde për shoqatat e qytetarëve, ekipet sportive dhe shkollat, ​​me vendime të Këshillit Komunal. Nuk ka shoqatë qytetare në komunë që merret në veçanti me të drejtat e të rinjve, përveç Këshillit Rinor, i cili nuk ka funksionuar tre vitet e fundit për shkak të mandatit të skaduar, ndërsa në shpalljen e fundit publike nuk është paraqitur askush” thonë nga kjo komunë në përgjigjen ndaj Kërkesës sonë për qasje deri në informata.

Përgjigjja nuk është e pazakontë kur bëhet fjalë për investime në aktivitetet për të rinjtë dhe nevojat, interesi dhe zhvillimi i tyre. Investimi në rini nga ana e autoriteteve më shpesh shihet përmes zhvillimit të aktiviteteve sportive dhe rekreative, sesa përmes njësive të veçanta buxhetore. Këtë vit, Komuna e Radovishit do të ndajë 10 milionë denarë për shërbime sportive dhe rekreative, edhe atë 1.5 milionë për dallim nga viti paraprak, ndërsa në vitin 2019 janë ndarë 9.5 milionë denarë.

Situata në Tetovë është pak më e mirë, por megjithatë paratë e ndara nga komuna për iniciativa rinore janë akoma në shuma të vogla.

“Për nevojat e Këshillit Rinor, Komuna e Tetovës në tre vitet e fundit ka ndarë mjete si vijon: Në vitin 2019 ka ndarë 60,000 denarë, në vitin 2020, 120,000 denarë dhe në vitin 2021, 60 000 denarë”, thonë nga komuna.

Sipas komunës, mjetet për vitet 2019 dhe 2020 janë shpenzuar për ndërtimin e Qendrës kulturore rinore, ndërtimi i së cilës ka filluar viteve të fundit, ku tashmë mbahen një numër i madh aktivitetesh të dedikuara për të rinjtë nga komuna, të cilët për shkak të krizës me virusin korona u orientuan në aktivitete përmes internetit.

“Programet rinore në kohë të virusit korona janë detyrë e Këshillit rinor, i cili gjatë vitit të kaluar kishte mjaft aktivitete përmes internetit, në kushte pandemie”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Në Shtip – Këshilli rinor është aktiv, por nuk ka përgjigje për shumat e mjeteve

Sa i përket ndarjes së mjeteve për të rinjtë nga ana e komunave, pyetëm edhe në Komunën e Shtipit lidhur me atë se sa mjete kanë ndarë në tri vitet e fundit për të rinjtë, si dhe cilat aktivitete ua kanë dedikuar të rinjve në këtë qytet.

Morëm përgjigje për aktivitetet e Këshillit Rinor të komunës së Shtipit, i cili ishte i përfshirë në aktivitete të ndryshme me organizata dhe institucione të tjera dhe kishte organizuar punëtori dhe takime për tema të ndryshme për të rinjtë. Ata gjithashtu kishin organizuar aksione humanitare dhe trajnime, si dhe ngjarje të tjera publike. Por ajo që nuk morëm ishte përgjigjja lidhur me pyetjen e mjeteve buxhetore të ndara për të rinjtë sipas viteve.

“Ne si Këshill Rinor dhe Komuna e Shtipit, këtë vit jemi përkushtuar lidhur me zbatimin e Ligjit për të rinjtë si dhe emërimin e një punonjësi rinor në nivel të komunës, si dhe thirrjen e këshillit iniciues për formimin e kuvendit për këshillin rinor, me çfarë do të fillonte procesi zgjedhjes së përbërjes së re të Këshillit Rinor. Në pajtueshmëri me rekomandimet për mbrojtje nga Kovid-19, këtë vit duhet të formohen edhe grupet e reja që do të ishin takuar për përpilimin e planit aksional në fusha të caktuara për këtë vit, të cilat kanë ngelur nga Strategjia lokale rinore”, thonë nga kjo komunë.

PINA ka shkruar më herët edhe për dy grupe tjera të qyteteve më të vogla, Kërçova dhe Koçani, që në tre vitet e fundit, ose nuk kishin ndarë aspak mjete, ose kishin paraparë vetëm shuma minimale për projekte dhe aktivitete për të rinjtë. Sipas njohësve, komunat te ne shumë rrallë janë të gatshme të ndërmarrin hapat e nevojshëm për realizimin e aktiviteteve të cilat dalin nga strategjitë për të rinjtë. Ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore i obligon komunat të ndajnë 0,1% nga buxhetet vjetore, afat i cili duhet të jetë i vlefshëm nga janari i këtij viti.

Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.

This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.