“Dibra Volej” në vështirësi, pa hapësira për ushtrime dhe gara

April 20, 2022

|

Language:Macedonian

“Dibra Volej” në vështirësi, pa hapësira për ushtrime dhe gara

Klubi i Volejbollit “Dibra Volej” në Dibër përballet me vështirësi në funksionimin e tij, mes të cilave, edhe mungesa e hapësirave adekuate për ushtrime dhe mbajtjen e garave. Rexhep Pocesta, kryetar i klubit, vlerëson se për momentin nuk ka as mbështetjen e komunës dhe as të gjimnazit “28 Nentori”, hapësirat e të cilit i kanë shfrytëzuar deri ne muajin Nëntor të vitit 2021. Komuna, thotë ai, nuk përshtat hapësirën për sport që është në kompetencë të saj, për nevojat e klubit. 

“Garat i kemi zhvilluar në qytetin e Dibrës si nikoqir pranë sallës sportive të gjimnazit “28 Nëntori” deri në pjesën e parë të sezonit aktual, mirëpo tani na refuzuan verbalisht shfrytëzimin e sallës pa ndonjë arsye me bazë. Për këtë arsye unë kërkova në komunë që në sallën e sporteve të Qytetit të Dibrës të pajisen me mjete të posaçme për sportin tonë, ku dhe hasa në vesh të shurdhër. Nga mungesa e vullnetit për të përshtatur sallën e qytetit, dhe refuzimi për shfrytëzim të sallës së gjimnazit “28 Nëntori”, garën gjithashtu dhe trajnimet jemi detyruar ti zhvillojmë në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës”, ku dhe  deklaroi Pocesta.

Institucionet mohojnë pretendimet e Klubit. Komuna e Dibrës thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë për shfrytëzimin e hapësirave në fjalë, nga Klubi i Volejbollit. 

“Në komunë nuk ka arritur as edhe një kërkesë për shfrytëzimin e sallës së sporteve të shkollës së mesme “28 Nentori”, nga klubi i volejbollit, e sa i përket sallës së sporteve të qytetit, momentalisht infrastruktura (parketi) teknikisht nuk mundëson që të zhvillohen ndeshjet e volejbollit”, deklaron Maliq Disha, përgjegjës për kulturë, sport dhe rini në Komunën e Dibrës.

Drejtori i shkollës së mesme “28 Nentori”, Ramadan Imeri thotë të njëjtën gjë. 

“Klubi i Volejbollit “Dibra Volej” dy vite kalendarike kanë ushtruar tek salla e gjimnazit tonë, pa asnjë pengesë dhe pa pagesë. Problemi tani është se ata nuk kanë sjellë një kërkesë për vazhdimin e stërvitjeve pranë sallës së SH.M.K. “28 Nëntori”. Nuk e kemi pasur problem dhënien e sallës për stërvitjen, pasi ne si udhëheqës të shkollës i kemi lejuar të gjitha klubet të cilat kanë bërë kërkesë për shfrytëzimin e sallës sonë si: Korabi Junior, Dibra Basket Junior, Klubi i gjimnastikës, të zhvillojnë stërvitjen në shkollën tonë, pa problemin me te vogël”, thotë drejtori Imeri. 

Opozita në Dibër e ndjek me vëmendje problemin dhe thotë se ai është i hershëm. Do ta hapin si temë diskutimi në Këshillin e Komunës. 

“Çështja e mbajtjes së lojërave të klubit të volejbollit të ketë zgjidhje afatgjate dhe institucionale mes komunës dhe klubit. Arsyeja e reagimit të frontit opozitar vjen si pasojë e mosreagimit nga ana e komunës dhe departamentit për sport dhe rini, ku sipas informatave që posedojmë, komuna nuk ka reaguar në asnjë moment. Ky problem është i hershëm. Ne si forum rinor disa herë jemi munduar që t’i gjejmë epilog por zgjidhja ka qenë e pa suksesshme”, thotë Shefki Llleshi, kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët në Dibër. 

Klubi i Volejbollit “Dibra Volej” ankohet edhe për lënien pas dore nga ana e institucioneve qendrore, si Agjencia për Rini dhe Sport dhe thotë se nuk mbështeten sikurse sportet e tjera. Thonë se u takon të përfitojnë kupon për t’i ndihmuar financiarisht në funksionimin e tyre. 

Klubi i Volejbollit “DIBRA VOLEJ” është një klub relativisht i ri i formuar në vitin 2018. Pjesën më të madhe të funksionimin e ka mbuluar me sponsorizime nga firma private.

Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.

This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

About the Authors

Published in