Lulzime Bajrami, epidemiologe pranë Qendrës për Shëndet Publik në Shkup në një intervistë për YJN thotë se gjendja aktuale me pandeminë në Maqedoninë e Veriut është stabilizuar. Bajrami thekson se zbutja e masave për parandalimin e Covid-19 është bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ajo potencon se ende ekziston rreziku i rritjes së rasteve me koronavirus dhe se shkak për këtë mund të jenë fillimi i sezonit të pushimeve dhe dasmave
Intervistoi: Valon Mani
Zonja Bajrami, në Maqedoninë e Veriut ditëve të fundit është zvogëluar dukshëm numri i personave të diagnostikuar me COVID-19. Si e shihni gjendjen aktuale?
-Po është e vërtet që numri me raste të reja ka rënë dukshëm dhe kjo na gëzon shumë pas një periudhe kaq të gjatë me numër të lartë të rasteve pozitive, me numër të lartë të rasteve me vdekje, me numër të lartë të të shtruarve në spital, tani kemi filluar të marrim frymë lirshëm kështu që gjendja aktuale është e mirë dhe e lehtësuar për ne si personel mjekësor edhe për të gjithë popullatën.
Vendi aktualisht numëron rreth 200 raste aktive me virusin korona, sipas jush çka ka ndikuar në uljen e numrit të rasteve?
–Në uljen e rasteve të reja kanë ndikuar masat preventive që vazhdimisht i përsërisim ne si mbajtja e maskës, distanca, larja e duarve, ora policore që ishte për një kohë dhe gjithashtu pa dyshim edhe vaksinimi i popullatës dhe ata të cilët e kanë kalu sëmundjen.
Autoritetet kanë lehtësuar dukshëm masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Si mendoni, a është veprim i duhur?
-Kjo nuk ka ndodhur rastësisht pasi e përcjellim gjendjen e rasteve të reja, të shtruarve në spital dhe numrin e të vdekurve në dy javët e fundit dhe atëherë kur mblidhen gjithë parametrat del se masat preventive mund të lirohen pasi edhe OBSH mendon se nëse në dy javët e fundit numri i rasteve të reja është me i vogël se 3% atëherë mund të lirohen masat dhe është vendim i arsyeshëm deri në këtë moment.
A mund të ketë rrezik të ri për përhapjen e COVID-19?A ekziston rreziku për një valë të re infektimesh në periudhën në vazhdim?
-Po sigurisht se mund të ketë rrezik për përhapjen e COVID 19 nëse ne sillemi si të pa përgjegjshëm ndaj vetes dhe rrethit pasi rreziku ekziston ende, kemi paraqitjen e mutacioneve të reja dhe nëse mblidhemi në hapësira të mbyllura dhe nuk respektohen protokollet përsëri mund të kemi një valë tjetër infektimi pasi virusi është ende në mesin tonë, mandej ardhjet e kurbetqarëve nga jashtë mund të na sjellin llojet tjera që janë prezent në vendet ku ata jetojnë.
Cilat janë rreziqet që mund të sjellin mutacionet, gjegjësisht, a ka mundësi që në të ardhmen variantet e reja të Covid-19 të përkeqësojnë situatën epidemiologjike në vend?
-Mund të na rritet numri i të infektuarve dhe të fillojnë të na mbushen spitalet dhe sigurisht që mund të përkeqësohet situata pasi nuk kemi arritur ende një imunitet kolektiv që të mund ta përballojmë më lehtë, ende jemi në zonën e rrezikut pasi druaj nga fakti se me fillimin e sezonit të dasmave ekziston rrezik potencial nga grumbullimi në një vend më shumë njerëz ku e dijmë sa mund të respektohen masat preventive.
Si e vlerësoni procesin e vaksinimit që është zhvilluar deri tash? A ka gjasë që vendi të ketë arritur imunitet kolektiv ndaj virusit SARS-CoV-2?
-Procesi i vaksinimit po shkon mirë për momentin, vullneti për tu vaksinu ekziston, ka shumë kërkesa për vaksinim. Nga studimet e ndryshme që janë bërë tregojnë se vaksinat kundër COVID – 19 janë shumë efikase në parandalimin e infeksionit, ekspertët gjithashtu mendojnë se marrja e vaksinës ndihmon qe të mos sëmureni rëndë edhe nëse infektoheni. Vaksinimi për momentin është i vetmi mjet mbrojtës kundër COVID-19. Sa i takon imunitetit kolektiv ende nuk kemi arrit në shkallën e duhur na duhet edhe pak kohë sa të rritet numri i të vaksinuarve.
Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.
This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.
Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.